Ja në çfarë pozicioni flenë çiftet e lumtura

Çiftet shpesh flenë të kthyer me shpinë nga njëri-tjetri, ndërkaq më të kënaqur janë ata që flenë të kthyer me fytyrë. Mirëpo, me pozicionin e të fjeturit, lidhet dhe lumturia e çift.

Fun

16/03/2018 10:17

Pozita në të cilën flini gjumë zbulon se sa e fortë dhe e lumtur është lidhja juaj, kanë konstatuar shkencëtarët e Universitetit të Hertfordshires, në një studim të bërë me 1.100 veta.

Më shumë se gjysma e çifteve të cilët flenë me fytyrë të kthyer nga njëri-tjetri janë të lumtur, mirëpo njësoj thonë edhe 74 për qind e tyre të cilët flenë të kthyer me shpinë nga njëri-tjetri, derisa më të lumturit janë ato çifte të cilat preken me shpinë apo flenë të përqafuar.

Pothuajse 94 për qind të cilët preken gjatë gjumit janë të lumtur dhe të kënaqur me lidhjen e tyre, ndërsa njësoj mendojnë 68 për qind e tyre të cilët flenë në pozitën në të cilën nuk kanë kontakte në pozitën në të cilën flenë.

Hulumtimet e mëhershme kanë konstatuar që njerëzit të cilët flenë në pozicionet e fjetjes fetale janë të pavendosur, dhe kanë prirje vetëm për të kritikuar.

Gjumi në shpinë lidhet me njerëzit e sinqertë dhe të sigurt, ndërkaq ata që flenë në bark janë perfeksionistë.

Njerëzit që flenë me këmbë gjysmë të lakuara janë të gatshëm për pajtim dhe kompromise. Pozicionet e fjetjes kane te bejne shume me lidhjen e nje cifti.