Ja në çfarë forme i gjen lojtarët e Kosovës përballja me Turqinë (FOTO)

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, në një konferencë të thirrur për media, ka prezantuar listën me lojtarët e ftuar për përballjen me Turqinë.

Sport

05/06/2017 19:01

Kosova më 11 qershor në stadiumin ‘Loro Boriçi’, në cilësinë e vendasit pret Turqinë, për të zhvilluar ndeshjen e gjashtë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Për ndeshjen me Turqinë, Bunjaki ka ftuar 23 futbollistë, me të cilët do të tentohet fitorja e parë në këto kualifikuese.

Kujtojmë se Kosova në pesë ndeshjet e para, ka arritur vetëm një barazim, dhe katër humbje.

Përballja me Turqinë, rikthen në përfaqësuese Anel Rashkajn, mesfushorin që udhëhiqte Kosovën në ndeshjet miqësore, para pranimit në UEFA dhe FIFA.

Po ashtu te Kosova, është rikthyer edhe Besar Musolli, mesfushori i Kukësit, që ishte grumbulluar te Kosova në vitin 2009, atëherë kur Kosovës nuk i ishin lejuar as ndeshjet miqësore.

Bersant Celina, Valmir Sylejmani dhe Ardian Ismaili janë ftuar nga U21 e Kosovës, për ndeshjen e rëndësishme me Norvegjinë.

Lajmi.net iu sjellë formën e të 23 lojtarëve të ftuar nga Bunjaki, me paraqitjet që kanë pasur te skuadrat e tyre, dhe me golat e shënuar.

Samir UJKANI: Edhe pse këtë sezon te Pisa portieri i Kosovës ka pranuar vetëm 36 gola, duke qenë portieri i dytë më me së paku gola të pranuar në Serie B, ai dhe skuadra e tij, nuk kanë mundur të evitojnë rënien në Serie C. Ujkani këtë sezon ka regjistruar 35 ndeshje.

Adis NURKOVIC: Portieri me prejardhje boshnjake, mund të regjistroi paraqitjen e parë të Kosova, nëse Samir Ujani nuk arrin të rikuperohet plotësisht.

Bledar HAJDINI: Portieri 19 vjeçar ka arritur suksesin më të madh në karrierë, duke e fituar titullin kampion të Kosovës me Trepçën ’89, paraqitjet e tij kanë bindur Bunjakin që ta ftojë në Përfaqësuese.

Lirim KASTRATI: Mbrojtësi i talentuar i Romës, që është vetëm 18 vjeçar, ftohet për herë të parë te Kosova. Kastrati që luan në qendër dhe pozitën e djathtë në mbrojtje, cilësohet si e ardhmja e Përfaqësues së Kosovës.

Amir RRAHMANI: Ka mbyllur me sukses huazimin te Lokomotiva e Zagrebit nga Dinomo. 23 vjeçari këtë edicion në elitën kroate ka regjistruar 28 paraqitje, ku ka shënuar edhe një gol. Rrahmani po ashtu është i pazëvendësueshëm deri më tani në repartin mbrojtës të Kosovës.

Benjamin KOLOLLI: 25 vjeçari ka mbyllur edicionin më të suksesshëm në Superligën e Zvicrës, me 24 ndeshje të luajtura dhe tetë gola të shënuar.

Alban PNISHI: Edhe në ndeshjen ndaj Turqisë, Pnishit pritet të jetë startues. 26 vjeçari këtë edicion te Grasshopper në Zvicër, ka regjistruar 24 paraqitje.

Mërgim VOJVODA: Në ndeshjen me Turqinë, Vojvoda mund të nis historinë me Kosovën, duke debutuar. Mbrojtësi 22 vjeçar këtë edicion te Mouscron në Belgjikë, është paraqitur në 17 ndeshje.

Fidan ALITI: Debutimin me Kosovën në ndeshjen me Turqinë, e pret edhe Fidan Aliti. Mbrojtësi i lindur në Preshevë, është paraqitur 22 herë te skuadra e tij kroate Slaven Koprivinca këtë edicion.

Avni PEPA: 28 vjeçari është rikthyer në Përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen me Turqinë. Pepa e ka nisur mirë sezonin në Islandë te URV, duke u paraqitur në pesë ndeshjet e para sezonale.

Valon BERISHA: Mesfushori i Salzburgut që u shpall kampion në Austri, mbetet lojtari kryesor dhe më përvojën më të madhe te Kosova. 24 vjeçari që është përfshirë në formacionin e vitit në kampionatin austriak, këtë edicion ka regjistruar 34 paraqitje, duke shënuar shtatë gola. Berisha po ashtu është paraqitur edhe në pesë ndeshjet e para të Kosovës, ku ka shënuar në debutimin historik kundër Finlandës.

Arbër ZENELI: Anësori këmbëshpejtë pret të paraqitet kundër Turqisë, pas lënies rezervë ndaj Islandës. 22 vjeçari ka mbyllur sezonin me Heereneven në Holandë me 29 paraqitje, dhe gjashtë gola.

Bernard BERISHA: Pjesa e dytë  e sezonit në Rusi, nuk është se ka shkuar edhe mirë për 25 vjeçarin nga Peja,që nga Anzhi u transferua te Terek Grozny. Te skuadra e re, Berisha ka regjistruar vetëm tetë paraqitje, dhe pesë nga ato, pas ardhjes nga bankina. Ai po ashtu ka shënuar vetëm një gol.

Milot RASHICA: Djaloshi nga Vushtrria është lojtari më në formë te Kosova. 22 vjeçari udhëhoqi Vitessen drejt një triumfi historik në Holandë, duke fituar Kupën e Holandës për herë të parë në histori të klubit. Rashica mbylli sezonin në Erdeevise me 33 paraqitje, dhe dy gola të shënuara, dhe një numër të madh të asistimeve të bëra.

Hekuran KRYEZIU: Bëri hapa para në karrierën e tij te Luzern, duke u shndërruar në një lojtar të pazëvendësueshëm, në një lider dhe luftarak, ku ju besua edhe shiriti i kapitenit në disa ndeshje. 24 vjeçari në Superligën e Zvicrës ka regjistruar 32 paraqitje, ku ka shënuar edhe dy gola.

Herolind SHALA: Huazimi nga Slovan Liberec te Kasimpasa, doli të mos jetë zgjidhja më e mirë për 25 vjeçarin. Ai në edicionin e parë në elitën turke, regjistroi 10 paraqitje, dhe vetëm një herë ishte startues, ku ka shënuar vetëm një gol. Përndryshe Shala ka qenë asistues te goli i Nuhiut i shënuar me kokë ndaj Islandës.

Enis ALUSHI: Pas mungesës për arsye të kartonëve, 31 vjeçari rikthehet te Kosova. Alushi pas largimit nga Nurnberg, iu bashkua izraelitëve të Maccabi Haifa,me të cilët në pjesën e dytë të sezonit ka arritur 12 paraqitje.

Besar MUSOLLI: Pati një sezon fantastik te Kukësi, ku arritën të fitojnë titullin e parë të kampionit. Paraqitjet në Superligën Shqiptare, bindën trajnerin Bunjaki që t’ia ofrojë një mundësi edhe te Kosova.

Anel RASHKAJ: Ish kapiteni i Kosovës, ftohet për herë të parë në kualifikime për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’. Rashkaj ishte pjesë e Kosovës në ndeshjet miqësore, ku barti shiritin e kapitenit në ndeshjen historike ndaj Haitit, por rënia e skuadrës së tij nga elita e futbollit norvegjez, dhe garimi në një nivel të ulët garash, bëri që të humb vendin te Kosova.  27 vjeçari tani është pjesë e AFC Eskiltstuna në Suedi, dhe në dhjetë ndeshjet e para, ka regjistruar po kaq paraqitje.

Donis AVDIJAJ: 20 vjeçari që debutoi me Kosovën ndaj Islandës, e ka mbyllur sezonin në Bundesligë te Schalke, me vetëm nëntë paraqitje, dhe dy gola të shënuar.

Besart BERISHA: Mbetet sulmuesi më në formë i Kosovës. 31 vjeçari humbi titullin e Australisë vetëm pas ekzekutimit të penalltive në finalen ndaj Sydeny, por sezonin e përfundoi si golashënuesi më i mirë i ligës më 19 gola të shënuar në fazën e rregullt, dhe dy gola në fazën play off. Edhe Berisha për Kosovën debutoi ndaj Islandës.

Atdhe NUHIU: I vetëm gol që ka shënuar këtë edicion sulmuesi shtatlartë, është ai me Kosovën, në humbjen 1:2 nga Islanda, në debutimin e tij. 27 vjeçari nga Prishtina, ka zhvilluar 21 paraqitje në ligën e dytë të Anglisë për Sheffield Wednsday, dhe vetëm dy herë ka qenë startues.

Vedat MURIQI: 23 vjeçari prizrenas që ka vetëm dy paraqitje me Kosovën, e ka mbyllur me gol sezonin te Gençlebirligi në Turqi, ndërsa përgjatë edicionit është paraqitur në 33 ndeshje, me vetëm tre gola të shënuara./Lajmi.net/