BE-ja miraton mbrojtjen e një pjese të madhe ujore në Antarktidë

Delegatë nga 24 vende dhe BE kanë rënë dakord se deti Ross në Antarktidë do të bëhet zona më e madhe e mbrojtur detare.

Bota

28/10/2016 12:22

Zona rreth 1.57 mln km/katrorë në Oqeanin Jugor do të fitojë mbrojtje nga peshkimi për 35 vjet.

Ambjentalistët kanë mirëpritur lëvizjen për të mbrojtur atë që thuhet se është ekosistemi më i pacënuar i Tokës detare, transmeton oranews.

Ata shpresojnë se do të jetë i pari i shumë zonave ndërkombëtare ujore që do të merren në mbrojtje.

Në takimin e zhvilluar në Hobart, Australi, Komisioni për Ruajtjen e Antarktikut Detar ra dakord për të përcaktuar, se pas vitesh negicatash të zgjatura, Deti Ross do të merret në mbrojtje.

Deti Roos është strehë e 38% të pinguinëve dhe 6% të balenave  të të gjithë botës

Lewis PughRoss Sea

Ross Sea