Ja me kë relaksohej Blero mbrëmë

Këngëtari Blero Muharremi është shumë i komentuar në mediet rozë.

ShowBiz

16/12/2017 12:20

Si shumë prej artistëve tanë edhe Blero nuk ngurron ta ekspozojë jetën private në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, ai ka postuar një video në të cilën shihej se po shoqërohej nga vajza e tij Tara, e cila ishte shumë në disponim.

Deris Blero po relaksohej, ajo ishte zgjuar dhe kërcente mbi shtrat, ndërsa këngëtari po e filmonte.

Kujtojmë që projekti i fundit i Bleros është kënga “Mbylli sytë”, baladë kjo që u prit mirë dhe mori mbi 2 milionë shikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/