Ja me kë po vjen në duet Gold Ag

Gjatë vitit që kemi lënë pas ishte shumë aktiv me projekte të reja.

ShowBiz

07/01/2018 08:20

Por, reperi Gold Ag nuk është ndalur me kaq, ai sapo ka paralajmëruar projektin e radhës, i cili do të publikohet shumë shpejt, shkruan lajmi.net.

Këtë herë, reperin do ta shohim në duet me Burak Vehapin nga Grupi Fama, e që kënga padyshim premton të jetë hit.

Lajmin për këtë bashkëpunim e ka bërë të ditur vetë Goldi, por nuk ka preferuar të zbulojë më shumë detaje.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Gold Ag është “Lidhjet farefisnore”, këngë e cila ka prekur një temë mjaft të ndjeshme. /Lajmi.net/