Ja me kë është duke e festuar ditëlindjen Mc Kresha!

Reperi nga Mitrovica, Mc Kresha feston sot ditëlindjen e 34-të.

ShowBiz

05/09/2018 17:35

Të shumta ishin urimet dhe mesazhet që e përcollën reperin gjatë gjithë ditës nga miqtë e tij, shkruan lajmi net.

Ndërsa tani, Kresha ndau dy foto me ndjekësit në profilin e tij në Instagram, kur tregon se me kë po feston ditëlindjen. “Unë dhe pintushja tu e festu ditëlindjen, është PINT e dashur”, ka shkruar ai teksa shfaqet me qenin e tij.

Kujtojmë që Mc Kresha që nga fillimi i karrierës ishte pjesë e grupit ‘PINT’, ku ka sjell me qindra këngë që u pritën tejet mirë nga publiku. /Lajmi.net/