Ja me çka e bëri sot Tara, Bleron krenar

Këngëtari Blero Muharremi po e përmbyll suksesshëm 2017-ën.

ShowBiz

29/12/2017 19:15

Pas shumë angazhimeve në muzikë, ai ka vendosur që për fundvit të largohet nga Kosova, shkruan lajmi.net.

Tash e sa ditë, ai bashkë me të fejuarën e tij, Afronën po qëndrojnë në Nju Jork ku edhe po shijojnë çdo moment nga udhëtimi.

Ata vazhdimisht kujdesen që për ndjekësit e tyre të sjellin imazhe në rrjete sociale, përmes të cilave tregojnë vendet që vizitojnë.

Së fundi, Blero ka publikuar një fotografi në Insta-Story në të cilën shfaqet duke biseduar nga largësia me vajzën e tij, Tarën.

Ajo i tregonte atij notat që kishte marrë në përfundim të gjysmë-vjetorit të parë në shkollë, ku i shihen të gjitha notat pesa.

“Sa krenar me bon bija ime Tara”, ka shkruar Blero mbi fotografi. /Lajmi.net/