Ja me cilin grup vjen në bashkëpunim Genta Ismajli (Foto)

Pas suksesit të këngës solo 'Kishe', Genta Ismajli do të rikthehet me një bashkëpunim.

ShowBiz

23/02/2016 18:21

Genta këtë herë ka vendosur të bashkojë forcat me grupin Etnon për projektin e ri i cili do të titullohet ‘Shake it’, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net mëson se kënga është e zhanrit Hiphop RnB dhe është punuar në studion e Gencit nga vetë ai, ndërsa klipi po xhirohet në Shqipëri nga Max Production.

Për pamjen e Gentës si zakonisht janë përkujdesur Studio Sellma dhe Kaci./Lajmi.net.