Ja me çfarë stili do të paraqitet Elhaida Dani në Eurovizion

Këngëtarja Elhaida Dani e cila pritet të përfaqësojë vendin tonë në Eurovizion në muajin maj në Austri, duket se ka zbuluar disa nga detajet e klipit të cilin do të prezantojë brenda këtij muaji.

ShowBiz

13/03/2015 13:30

E veshur me një xhup lëkurë, pantallona të zeza dhe kryesisht ngjyra të errëta, këngëtarja shfaqet gjatë momenteve të realizimit të klipit, i cili ka nisur prej ditësh përgatitjet.

Sipas Indeksonline, kënga e cila titullohet “Im Alive” pritet të sjellë ritme të tjera nga “Diell” ajo me të cilën Elhaida fitoi edhe Festivalin në RTSH, duke ju besuar së fundi dy të rinjve të talentuar nga Kosova, kompozitorëve Zzap & Chriss. lajmi.net