Ja lojtarët që do ta fitonin Topin e Artë nëse nuk do të ekzistonin Ronaldo dhe Messi

Cristiano Ronaldo javën që shkoi fitoi për të pestën herë Topin e Artë, për të mbyll dominimin prej një dekade me Lionel Messin, ku në dhjetë vitet e fundit janë të vetmit futbollistë që kanë fituar këtë trofe.

Sport

14/12/2017 19:07

Ylli portugez, arriti që për të pestën herë të ngritët në podium për të tërhequr Topin e Artë në karrierën e tij, për t’u barazuar me rivalin e tij, Lionel Messi, me të cilin kanë dominuar dekadën e fundit duke fituar së bashku dhjetë trofe të Topit të Artë.

Paraqitjet si të Ronaldos edhe Messit në dekadën e fundit ishte larg futbollistëve të tjerë, duke bërë që të thuren mite të ndryshme për të dy, e të pajtohen të gjithë se janë më të mirët në histori të këtij sporti.

Në këto dhjetë vite ka pasur shumë futbollistë që ishin në garë për Topin e Artë, por asnjëri në nivelin e Messit dhe Ronaldos, ndërsa lojtari i fundit që e ka fituar këtë trofe para se të niste epoka e yllit të Barcelonës dhe Realit, ishte Leite Kaka, në vitin 2007.

Lajmi.net ju sjell emrat e futbollistëve që në dhjetë vitet e fundit kanë qenë në podium me Messin e Ronaldon për Topin e Artë, dhe në rast mos ekzistimi të këtyre dyve, emrat e tyre do të figuronin në historinë e këtij çmimi, që cilësohet si më i rëndësishmi në aspektin individual.

2008: Fernando Torres

2009: Xavi Hernandez

2010: Andres Iniesta

2011: Xavi Hernandez

2012: Andres Iniesta

2013: Franck Ribery

2014: Manuel Neuer

2015: Neymar

2016: Antoine Griezmann

2017: Neymar

/Lajmi.net/