Ja kush po ua ngadalëson internetin e wireless-it

Monitorët e bebeve, celularët dhe llambat elektrike afër routerëve të wireless-it mund ta ngadalësojnë atë.

Auto & Tek

08/11/2015 13:05

Inteferenca nga monitorët e bebeve, celularëve dhe llambave elektrike është një nga shkaqet më të zakonshme që shkakton ngadalësim të sinjalit të wirelessit, ka paralajmëruar një kompani.

OfCom këshillon që njerëzit t’i mbajnë pajisjet e tjera elektrike larg routerëve sa më shumë që të jetë e mundur.

Këto pajisje përfshijnë celularë, TV, llamba elektrike dhe pajisje të tjera që funksionojnë pa tel, transmeton lajmi.net.

Për ta rritur shpejtësinë e internetit, kjo kompani këshillon:
1. Ta mbani larg routerin nga çdo pajisje që emiton sinjale wireless.
2. Ta vendosni routerin në një raft, jo në dysheme.
3. Të kontrolloni kabllon kryesore që dërgon lidhjen e internetit në router. (lajmi.net)