Ja kush ka marrë më shumë vota në “Kënga e Javës” (VIDEO) – Lajmi.net
Ja kush ka marrë më shumë vota në “Kënga e Javës” (VIDEO)
Autori: Lajmi.net EntertainmentKënga e javës 14:53, 24 February 2016
Ndryshe - Unikkatil ft Kobra
Ndryshe - Unikkatil ft Kobra
Bashkëpunimi i Unikkatil me Kobra është kënga më e votuar e kësaj jave.

Gjatë gjithë javës keni pasur mundësi të votoni për Këngën e Javës në lajmi.net, ndërsa kjo është renditja që i keni dhënë 10 propozimeve tona.

Në vendin e parë me më së shumti vota është kënga “Ndryshe” nga Kobra dhe Unikkatil, e cila ka marrë dyfish më shumë vota se “Bonbon”-i i suksesshëm i Era Istrefit.

Në të tretin e gjejmë këtë javë këngën patriotike “Pushkë e çifteli’ nga Leonora Jakupi dhe Gold AG.

Tri pozitat e radhës i kanë këngët shumë ritmike si “Pikë” nga 2Ton në të katërtin, “Zoom zoom” nga Dhurata Dora dhe Vig Poppa dhe “Like Rihanna” nga Young Zerka.

Këngët e reja “Presion” nga Dj Blunt dhe Real 1 e “Unë dhe ti” nga Alban Skenderaj janë në vendet 7 përkatësisht 8.

Ndërsa këngët që këtë javë largohen nga top lista janë “Ku gabum” nga Flori dhe “Najher” e Yll Limanit.

Sonte mund të votoni për propozimet e kësaj jave./lajmi.net

Fjalët kyçe: Kënga e Javës

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bike Rivals
  • Play Bow Master Japan