Ja kush janë finalistët e Big Brother Albania 8

Tea është banorja që është larguar mbrëmë nga shtëpia duke humbur shansin për të fituar këtë edicion. Të gjashtë banorët e mbetur shkojnë drejtpërdrejt duke iu ofruar çmimit të madh. Eleonora,Vesel,Alba,Fabian,Xhensila dhe Fatjoni janë gjashtë banorët finalistë të këtij edicioni.

ShowBiz

07/06/2015 09:00

Ledioni fton Veselin të shkojë në dhomën e vendimeve dhe i kërkon që të marrë një zarf e t’ua lexojë banorëve. Ndërkohë të gjithë banorët ndodhen në oborr sepse aty i pret një darkë surprizë për ta.

Veseli hap zarfin por në të shkruhet vetëm “Banorë”. Ledioni i njofton se këtë javë nuk do të ketë lider shtëpia dhe më pas shton “sepse ju të gjithë jeni lider… sepse jeni Finalistët e BBA8”. Banorët gëzohen ndërkohë që duke u uruar një javë sa më të bukur sepse një Finale edhe më e bukur i pretë të gjatë banorët, Ledioni hap zyrtarisht televotimin për Fituesin. Këtë herë publiku duhet të votojë banorin që dëshiron që ta fitojë këtë edicion, jo si herët e tjera ku është votuar për atë që kanë dashur të largojnë nga shtëpia.