Ja kush janë 10 aktorët më të paguar në Hollywood

Janë zbuluar pagat që marrin aktorët në Hollywood për angazhimin e tyre në një film të caktuar. Një gjë shihet qartë, ata fitojnë më pak se dikur, e megjithatë, sërish bëhet fjalë për goxha para. Mësoni në vijim se sa fitojnë ata – që nga Seth Rogen deri te Leonardo Dicaprio.

ShowBiz

24/02/2016 23:49

10. Seth Rogen. Rogen gjendet në vendin e dhjetë, në listën e aktorëve më të paguar për një film. Ai është paguar 8.4 milionë dollarë për rolin e tij në filmin “The Interview”.
9. Mark Wahlberg. Mark fiton 10-15 milionë $ për një film. Ai është paguar 15 milionë dollarë për rolin e tij në filmin “Transformers 4”.
8. Jennifer Lawrence. Lawrence ka fituar 10 milionë $ për angazhimin e saj më filmin “The Hunger Games: Catching Fire”, ndërsa pritet të fitojë 15 milionë $ për një rol që sapo i është ofruar.
7. Dwayne Johnson. Dëayne fiton 14-15 milionë dollarë për angazhimet e tij në një film të caktuar. Aq ka fituar ai për filmat “Hercules” dhe “San Andreas”, ndërsa për të qenë pjesë e “Furious 7” ai është paguar më pak.
6. Angelina Jolie. Jolie ka fituar mbi 15 milionë dollarë për angazhimin e saj në filmin e Disneyt, “Maleficent”, ndërsa do t’i fitojë edhe 20 milionë të tjerë nëse xhirohet vazhdimi i tij.
5. Denzel Washington. Denzel ka fituar mbi 20 milionë $ për angazhimin e tij në “Man On Fire”.
4. Matt Damon. Damon është paguar mbi 20 milionë dollarë për rolin e tij në filmin “The Bourne Trilogy”.
3. Robert Downey. Jr. Downey është paguar 20 milionë dollarë për filmin “Iron Man”, ndërsa ka fituar edhe dhjetra milionë të tjerë nga suksesi i mëtejmë i këtij personazhi.
2. Sandra Bullock. Bullock është një prej aktoreve më të paguara në Hollywood. Ajo kishte arritur një marrëveshje spektakolare për rolin e saj në filmin “Gravity”, duke fituar 70 milionë dollarë prej suksesit të tij. Në vend të 20 milionë dollarëve për rolin e saj, ajo kishte zgjedhur 20% të profitit të filmit.
1. Leonardo DiCaprio Titulli i aktorit më të paguar në botë i takon, kujt tjetër pos Leonardo DiCaprios, i cili u pagua 25 milionë dollarë për filmin “The Wolf of Wall Street”.