Ja kush ishte fajtori i incidentit të avionit të Pacollit ku gjendeshin edhe Veseli, Haradinaj e Limaj

Delegacioni kosovar që ishte nisur dje për në Bruksel, me avionin privat të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ku ishin edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zv.kryeministri Fatmir Limaj, ka pasur një incident i cili ka mundur që ata t’i çoj në duar të serbëve.

Lajme

18/07/2018 11:55

Drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu i cili ka qenë bashkë me ta në avion, ka bërë të ditur lajmin duke thënë se avioni privat i Pacollit, me të cilin ndodhej delegacioni kosovar, kishte pasur një incident.

Sipas tij, aeroplani udhëtonte në vijën ajrore që e kishte nxjerr në territorin e Republikës Serbe të Bosnjës, hapësirë ajrore e cila kontrollohet nga Serbia.

Lajmi.net merr vesh se një rrezikim i tillë i krerëve të shtetit ka ardhur nga Tirana, respektivisht nga Kulla Ajrore e Tiranës e cila e ka dhënë urdhrin për atë ‘route’ (vijë ajrore).

E gjithë kjo situatë që sipas Haxhiut për pak sa nuk përfundoi në incident diplomatik, ku tre ish krerët e UÇK-së, tani liderë të institucioneve të Kosovës, do të mund të ndaloheshin nga autoritetet serbe.

Kjo situatë ishte vërejtur Pacolli, edhe ishte evituar prej tij, pasi në këtë moment ai i kishte dhënë urdhër pilotit që avionin ta kthente në Tiranë. /Lajmi.net/