Ja kush i fitoi zgjedhjet në Han të Elezit

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma ka fituar zgjedhjet në këtë komunë me rezultat mbi 50 për qind.

Lajme

22/10/2017 21:10

Një burim i ka thënë “GazetësBlic” se Suma tashmë gjendet në mes të turmës dhe se kontakti me të është i pamundur. Sipas tij, Suma ka fituar 57.24% të votave.

Sot në këtë komunë është raportuar se disa persona kanë shpërndarë para për të blerë votën në emër të kandidatit të pavarur, Refki Suma i cili më pas ka thënë se kjo po bëhet nga dikush prej kundër kandidatëve të tij, dhe se rastin e ka paraqitur në Policinë e Kosovës.