Ja kush është shqiptari me shqiponjën e vizatuar në fytyrë (FOTO)

Besmir Limani  është djaloshi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës i cili jeton në Winthertur të Zvicrës, ndërsa për imazhin e tij si tifoz i flaktë i kombëtares shqiptare flet e gjithë media sportive evropiane.

Fun

12/06/2016 08:29

Një rrëfim ekskluziv për portalin Drini.mk, Besmir Limani tregon emocionet e tij mbi këtë situatë, duke theksuar se ai bën gjithçka që ndjen për kombëtaren shqiptare, ndërsa promovimi mediatik është një vlerësim i cili e bën të ndihet mirë.

“Sot jam i zhgënjyer sepse meritonim më shumë në ndeshjen ndaj Zvicrës, por ky është futbolli. Kombëtaren e dua dhe do ta mbështes derisa të marr frymë. Përpiqem të ndjek çdo ndeshje të saj dhe kjo është një virtyt familjar i imi. Ne jemi të dhënë shumë mbas kombëtares por edhe flamurit kuq e zi në përgjithësi. Vizatimi i fytyrës me shqiponjën dykrenare është kthyer në një traditë për mua në cdo ndeshje të kombëtares.

Atë e realizoj vetë dhe për ta bërë në mënyrën më të mirë humbas rreth 5 orë para pasqyrës duke shfrytëzuar ngjyrë speciale. Nuk duhet të zhgënjehemi kurrë, djemtë tanë e kanë kryer misionin, tani vetëm duhet të festojmë promovimin tonë në arenën ndërkombëtare të futbollit, të tregojmë vlerat tona kulturore fillimisht pastaj edhe ato sportive” tha ekskluzivisht për Drini.mk, Besmir Limani

Faqet ndërkombëtares sportive si ajo zyrtare e UEFA-së, EURO 2016, media si BLICK, media franceze, gjitha mediat shqiptare ne Kosove, Shqiper, Maqedoni dhe të tjera tashmë qarkullonë foton me fytyrën e vizatuar të Besmir Limanit.

11224362_1691704921083084_8113441211516200374_n