Ja kush është nëna e balerinës së njohur të ‘Telebingo’ (Foto)

Balerina dhe modelja e talentuar që kemi ndjekur ҫdo të diel në Telebingo Shqiptare, Megi Ndokaj, prej kohësh është zhvendosur në New York, për të bashkëpunuar me një kompani kërcimi.

ShowBiz

28/06/2017 19:27

Një prej vajzave më të pëlqyera e më familjare të rubrikës së të dielës u bë shpejt e preferuar për publikun jo vetëm për talentin në kërcim, por edhe për imazhin dhe kumunikimin e ëmbël me publikun. Prej më shumë se dy vitesh, Megi ka qenë pjesë e “E diela Shqiptare”, në Televizionin Klan, por ka disa kohë që e ushtron profesionin e saj si balerinë në New York.

Sot, Megi ka qenë e ftuar së bashku me të ëmën në “Rudina” në Tv Klan për të folur rreth projekteve të saj përtej oqeanit, por edhe për planet dhe premisat e së ardhmes. Por cila është nëna e saj?

Të gjithë e kemi parë edhe atë shumë herë nga ekrani dhe nuk e paskemi ditur që është Roberta Mone, koreografe dhe pedagoge në Universitetin e Arteve në Tiranë. Sot, Roberta dhe Megi folën për raportin e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën duke u ndalur më së shumti tek eksperienca e 23-vjeҫares në New York.

Ishte një mundësi e mirë nga një audicion që bëhej në Amerikë, tregon Megi, dhe ishte fare rastësi që ajo konkurroi me disa punë të vetat, dhe rezultoi fituese. Pas Bachelor-it në Tiranë, shton më tej Roberta për të bijën, ajo kishte ndër mend që të vazhdonte një Master të dytë në Amerikë, por ja që iu dha mundësia e mirë me këtë mënyrë.

Tani që në Amerikë po merr një eksperiencë të re në balet, Megi është shumë e kënaqur, por për familjen e saj dhe sidomos për Robertën, largimi nuk ishte ai që kishte menduar: “Në fillim më vinte mirë që Megi po hidhte hapa të sigurt për veten, më dukej gjë shumë e bukur, por pastaj kur u vendos ishte shumë e vështirë…” – tregon Roberta me emocion, ndërsa e bija, duke e parë të ëmën me kujdes si për të miratuar, shton se ajo kishte filluar të flinte dhe të zgjohej sipas orës amerikane, sepse fliste deri në 5 të mëngjesit me të dhe flinte kur flinte ajo.

Si vajzë e vetme, Megi, jo vetëm me Robertën, por edhe me të atin, ish-deputetin e njohur Jak Ndokaj, ka një marrëdhënie të veҫantë. Ata gjithmonë atë e kanë pasur si shoqe, megjithatë zgjedhja e profesionit të së ëmës nuk do të thotë që Megi është e prirur më shumë nga Roberta. Për më tepër, ajo akoma nuk e ka vendosur përfundimisht nëse do të jetë baleti zgjedhja e saj përfunditmare. Ajo thotë se pëlqen ҫdo gjë që ka të bëjë me artin, madje në Amerikë ka bërë audicione edhe për aktrim dhe e ardhmja do të tregojë se ku do të vendoset përfundimisht bukuroshja e njohur e Telebingos.