Ja kush është manekini i parë kosovar (Video)

Manekenizmi profesion i vajzave dhe djemve të pashëm, nuk është se ka ndonjë histori të bujshme në Kosovë. Por një banorë 74 vjeçar nga Vitia, pretendon se është manekini i parë në Kosovë. 

Lajme

05/07/2014 22:30

Refik Syla, 74 vjeçar nga Pozharani thotë se është i pasionuar pas modës.

Ai thotë se jetën e ka kaluar duke ndjekur modën dhe se për këtë edhe ka kryer shkollë. 

“Unë për modë shkollën e kom kryer më 1962 kur asnjë shqiptar nuk e ka ditë se çka është manikenizmi. Unë e kam marrë diplomën në Beograd. Qe 35 vjet merrem me modë dhe jam manikeni i parë kosovarë shqiptar”, tha ai për Klan Kosova.

Sylës i ka ngel peng i jetës pamundësia për t’u bërë pjesë e revyve të famshme të modës në Paris e Milano. 

“Një më mbet merak, se për mu ka qenë Parisi edhe Milano e Hollywood-i”, tha ai.


Refik Syla by GazetaExpressTV