Ja kush është gruaja e cila kërceu nga ura, për t’i shpëtuar sulmit në Londër (Foto)

Andrea Cristea, është gruaja e cila kërceu nga ura në lum nga Westminister, një qytet i vogël në Londër.

Bota

23/03/2017 14:39

Ajo ka rënë në lumë në momentin kur ndodhi sulmi, kur disa terrorist goditën me makinë drejt njerëzve, transmeton lajmi.net.

Mësohet se Andrea është aktualisht në spital, ndërsa mjekët thonë se ajo po lufton për jetë.

Andrea kishte ardhur në Londër së bashku me burrin  e saj për të festuar ditëlindjen e tij, por përfundoi në spital e lënduar e me këmbë të thyer.

Mjekët thonë se Andrea është në gjendje kritike pas operacionit, pasi edhe kishte marrë mpiksje në tru.

Thuhet se ajo edhe kishte probleme serioze me mushkëri më parë.

Andrea është 29 vjeçare dhe është arkitekte.

Në sulmin e djeshëm, mbetën të plagosur disa persona nga 11 vende të ndryshme, ndërkaq u mësua se ISIS e morri përsipër sulmin. /Lajmi.net/

Andrea Cristea

Burri i saj