Ja kush është femra më e votuar nga koalicioni PAN në Vushtrri

Në komunën e Vushtrrisë koalicioni PAN ka arritur të fitoj 9593 vota.

Lajme

13/06/2017 15:30

E ndër kandidatët më të votuar për deputetë është edhe Xhevahire Izmaku.

Izmaku e cila vendlindje e ka Vushtrrinë ka marrë 3450 vota, raporton lajmi.net.

Për nga numri i votave në këtë komunë ajo renditet e treta.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka marrë 6628 vota, e menjëherë pas tij vjen Kurtan Kajtazi i cili është kryetar i degës së PDK-së në Vushtrri me 4983 vota.

Në legjislaturën e kaluar Xhevahire Izmaku ishte deputete e Kuvendit të Kosovës./Lajmi.net/