Ja kush është autori i sulmit terrorist në Turqi

Një 20 vjeçar turk është identifikuar si autori i sulmit terrorist i cili ka lënë të vdekur së paku 32 persona në Turqi

Bota

22/07/2015 17:38

Studenti i një universiteti është një kurd etnik, dhe ishte emëruar nga mediet shtetërore turke si Seyh Abdurrahman Alagoz dhe kishte udhëtuar drejt Sirisë më herët këtë vit, raporton Telegraph.

Nëna e tij, Semure duke folur për të përditshmen Vatan, ka pranuar se djali i saj ka lënë shtëpinë për të udhëtuar në “një shtet të huaj” para 6 muajve, duke shtuar se edhe vëllau i tij i madh e ka ndjekur pak kohë më pas, transmeton lajmi.net

“Unë nuk e di çfarë punë kanë bërë atje, nuk më kanë treguar asnjëherë. Ata më thanë vetëm të mos shqetësohesha, më thanë që janë mirë”, tregon ajo.

Ajo vazhdon duke treguar se policia kishte shkuar për ta pyetur për djalin e saj.

“Policia erdhi dhe më pyeti për djalin. Unë nuk e di nëse ata iu bashkëngjitën DAESH-it (Emër përbuzës arab për ISIS-in) ose jo. Të dytë janë djem të mirë, ata nuk do ta lëndonin aski”, ka thënë nëna.

Ajo ka treguar se hera e fundit që ka biseduar me djalin e saj, ka qenë dhjetë ditë para sulmit terrorist.