Ja kush e bllokoi rrugën “B” në kryeqytet

Sot në gjithë trojet shqiptare u festua 28 Nëntori.

Lajme

28/11/2017 23:39

E një festë e madhe u organizua në Prishtinë, që shkaktoi mbingarkim të komunikacionit, veçanërisht, në rrugën ‘B’.

Lajmi.net nga burimet ka kuptuar se kjo rrugë u bllokua nga djemtë e grupit ‘SpeedomaniaKS’ të cilët në mënyrë të organizuar, me vetura, kanë dal të festojnë për këtë ditë.

Ata në rrjetet sociale kanë publikuar video dhe fotografi përmes të cilave kanë treguar se çfarë feste të ‘çmendur’ kanë bërë.

Për këtë çështje është prononcuar edhe Policia e Kosovës ku zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se komunikacioni ka qenë i mbingarkuar në këtë pjesë të qytetit, për shkak të festës./Lajmi.net/

24201062_1966192123635473_2012437818_o24171655_1966192136968805_1510080958_n24171866_1966195226968496_94874845_n