Ja kush do të jetë trajneri i Kosovës në miqësoren e nëntorit (FOTO)

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka folur ndër të tjera për trajnerin e ardhshëm të Kosovës.

Sport

12/10/2017 19:20

“Ende nuk e dimë se kush do të jetë, pasi nuk kemi biseduar me asnjë trajner. Besoj se para vitit të ri do të zgjedhim trajnerin e ri”.

Ai foli edhe për miqësoren e 13 nëntorit me Letoninë, e cila luhet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, derisa tregoi se kush do ta drejtojë.

“Ajo ndeshjen do të jetë në datat e FIFA-s, dhe takimin do ta drejtojnë ndihmësit e Albert Bunjakut”, deklaroi Vokrri, raporton “GazetaOlle.com”.

Ndihmësit e Albertit janë Muharrem Sahiti (i pari) dhe Genc Hoxha (i dyti), dyshe kjo që pritet ta drejtojë takimin.

Vokrri foli edhe për ndeshjet kualifikuese. “Sigurisht që nuk jemi të kënaqur me rezultatet. Por duhet t’i shikojmë disa gjëra pozitive. Ekipi është në rritje dhe pritjet nuk ishin reale qysh nga fillimi”.

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur me humbje kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Djelmoshat tanë shijuan edhe humbjen e nëntë radhazi, këtë herë duke u mposhtur 2:0 nga Islanda në Rejkjavik.

Islandezët festuan me fitore kualifikimin direkt në Kampionat Botëror.

Sigurdsson (40’) dhe Gudmundsson (68’) shënuan golat për vendasit, shkruan “GazetaOlle.com”.

Kosova luajti mirë vetëm deri në momentin e pësimit të golit. Rasti i vetëm që vlen të veçohet është goditja e Rashicës që shkoi skaj portës.