Ja kur i zhvillojnë ndeshjet e radhës Kosova dhe Shqipëria

Në muajin nëntor Kosova dhe Shqipëria do të zhvillojnë ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Sport

10/10/2016 00:08

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në orarin e paraparë për ndeshje ndërkombëtare këtë muaj, ku Kosova pësoi dy humbje, ndërsa Shqipëria një fitore dhe një humbje, në muajin nëntor të ky këto përfaqësuese do të zhvillojnë ndeshjet e radhës.

Më 12 nëntor (e shtunë) Kosova do të luaj në udhëtim me Turqinë nga ora 18:00, ndërsa të njëjtën ditë nga ora 20:45, Shqipëria pret në shtëpi Izraelin, shkruan Lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.