Ja kur do të dalin në shitje biletat për Kosovë – Kroaci dhe çmimet e tyre

Lajmi.net ka mësuar datën e daljes në shitje të biletave për ndeshjen Kosovë - Kroaci, vendet ku mund t'i bleni dhe çmimet e tyre.

Sport

27/09/2016 15:23

Siç mëson lajmi.net, biletat për ndeshjen që do të zhvillohet më 6 tetor në Shkodër do të dalin në shitje nga nesër ose më së largu pasnesër.

Këto bileta do të mund t’i bleni në pikat e MoneyGram në Kosovë. Nuk dihet nëse do të jetë e mundur që të blihen edhe jashtë Kosovës në këto pika.

Kurse, çmimet e biletave do të jenë në tri kategori – më të lirat do të jenë 20 euro, pastaj do të ketë bileta 30 euro dhe 55 euro. /lajmi.net

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.