Ja kur do të bie sërish borë në Kosovë? (Foto)

I ftohti siberian do të vazhdojë ta shoqëroi vendin tonë deri në mesin e javës së ardhshme.

Lajme

11/01/2017 22:09

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i tha lajmi.net, se nga pasditja e sotme, e mërkurë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga  jugperëndimi të cilat do ta zbusin këtë acar.

“Reshje bore pritet të ketë edhe javën e ardhshme me intensitet më të shtuar, por që temperaturat e ulëta nuk do të jenë si ditëve të javës së kaluar, ato do të lëvizin ndërmjet -12 deri -4  gradë celsius”, tha Aliu.

Sipas “accuweather.com”, sajti i specializuar në parashikimin e motit, vendi ynë do të ketë temperatura minus gradë deri të mërkurën e javës së ardhshme, ndërsa më pas do të ketë ngritje të lehtë të temperaturave.

Sipas parashikimit të Accuweather, sonte temperatura në Prishtinë do të jetë -20 gradë. /Lajmi.net/

acuu1