Ja kur nis shkolla për të gjithë nxënësit në Shqipëri

Nxënësit e klasave të 9-të dhe të shkollave të mesme duhet të nisin blerjen e teksteve shkollore nga data 25 gusht-deri në 10 shtator për vitin e ri shkollor 2017-2018.

Lajme

14/08/2017 21:56

Përmes këtij urdhri që mban firmën e ministres Nikolla, angazhohen të gjithë drejtoritë arsimore të bëjnë publike tekstet që do të blejnë nxënësit dhe pikat e lincensuara nga MAS për tregtimin e tyre.

Sipas urdhrit, subjektet e licencuara duhet të lejojnë të blejnë nxënësit vetëm tekstet me hologramën e MAS, të miratuar zyrtarisht, dhe të mos tentojnë të shesin asnjë lloj teksti jashtë katalogut të miratuar nga autoritet arsimore.

Komisioni i administrimit dhe mësuesit janë të vetmit që bëjnë përzgjedhjen e teksteve mësimore. Librat duhet të përzgjidhen me konsensus, e kur në komision mungon kjo dakordësi atëhere duhet të zgjidhen me votim.

Gjatë viti 2016-2017 qeveria u angazhuar për atë që e konsideroi  “Reforma në Tekstet Shkollore, që nxisnit të mësojnë me tekste nga “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”. Në këtë reformë u hoqën qindra botimeve që vinin nga alterteksti, pas shqetësimeve të ngritura nga mësues e prindëri për shkak të gabimeve dhe skandaleve në përmbajtjen e tyre.

Për arsimin parauniversitar viti shkollor 2017- 2018 do të nisë në datën 11 Shtator.