Ja kur mbahet kuvendi zgjedhor për të gjetur pasuesin e Vokrrit

Kuvendi i Jashtëzakonshëm zgjedhor për pozitën e kryetarit të FFK-së, do të mbahet me datë 6 korrik, 2018 (e premte) në Prishtinë, Hotel Emerald ora 17:00.

Sport

17/06/2018 14:57

FFK ka bërë të ditur që të premten mbahet kuvendi zgjedhor për postin e kryetarit të FFK-së.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 16 qershor, 2018, në bazë të nenit 31 p.1 të Statutit të FFK-së, mori këtë:

 V E N D I M

Kuvendi i Jashtëzakonshëm zgjedhor për pozitën e kryetarit të FFK-së, do të mbahet me datë 6 korrik, 2018 (e premte) në Prishtinë, Hotel Emerald ora 17.00.

Obligohet Sekretari i Përgjithshëm që në bazë të nenit 31 p.5 të bëjë organizimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor konform Statutit të FFK-së.

A R S Y E T I M

Komiteti Ekzekutiv (KE), duke shqyrtuar gjendjen e jashtëzakonshme në futbollin Kosovar pas vdekjes së Kryetarit legjendar, Fadil Vokrri dhe pas mbështetjes dhe sugjerimeve të zyrtarëve më të lartë të FIFA-s dhe UEFA-s, për të mos lënë zbraztësirë institucionale  mori këtë vendim në bazë të kompetencave të veta të dala nga Statuti i FFK-së”. /Lajmi.net/