Ja kur do të zhvillohen të gjithë derbit në Serie A

Është hedhur shorti për sezonin e ri 2017/18 të Serie A

Sport

26/07/2017 20:22

Kampioni i Italisë, Juventus do të luajë ndeshjen e parë ndaj Cagliarit në stadiumin e saj, ndërsa Milan do të luajë në udhëtim ndaj Crotone.

Inter dhe Fiorentina do të luajnë derbin e xhiros së parë në San Siro, ndërsa, Roma do të luajë në udhëtim te Atalanta, sikurse edhe Napoli të Hellas Verona.

Më poshtë i gjeni datat e ndeshjeve kryesore:

Roma – Inter, 27 gusht

Lazio – Milan, 10 shtator

Milan – Roma, 1 tetor

Inter – Milan, Juventus – Lazio, Roma – Napoli, 15 tetor

Napoli – Inter, 22 tetor

Milan – Juventus, 29 tetor

Roma – Lazio, 19 nëntor

Napoli – Juventus, 3 dhjetor

Juventus – Inter, 10 dhjetor

/Lajmi.net/