Ja kur do të publikohet ‘mixtape’ me 15 këngë nga Capital T

Capital T do të publikojë së shpejti “mixtape” të tij të ri.

ShowBiz

24/10/2017 11:15

Reperi shqiptar ka paralajmëruar projektin e tij të ri me 15 këngë, i cili do të vijë shumë shpejt.

Jo më larg se të premtën, pritet që “mixtape” me këngë të reja të gjendet në të gjitha platformat digjitale.

“Dimri po vjen, kështu që bëheni gati. Një mixtape prej 15 këngësh do të dalë në shitje dhe do të jetë në të gjitha platformat digjitale online për ju, nga data 27 e këtij tetori. Së shpejti me informata të reja”, ka shkruar Kapo në paralajmërimin e tij.

https://www.instagram.com/p/BajoI-IBWiZ/

Kapo së fundmi solli projektin e ri me 2Po2, “Ulu” që u pëlqye mjaft shumë nga publiku.

Capital T vazhdon të jetë në top formë teksa po zhvillon turneun e tij në Evropë e botë.

Ai vazhdon të jetë ‘single’ e pa të dashur dhe në media nuk zë vend për jetën private, aq sa zë vend për prurjet e reja muzikore. /Telegrafi/