Ja kur do të publikohet kënga e Çiljetës (Video)

"Pa ty jetoj" quhet projekti më i ri i këngëtares Çiljeta Xhilaga të cilin e sjell në bashkëpunim me artistin Orges Qato, të njohur me emrin artistik si Alores.

ShowBiz

22/08/2017 15:03

Në rrjete sociale, Çiljeta ka publikuar coverin e këngës, të cilën ka paralajmëruar se do të lansohet sonte në orën 19:00, shkruan lajmi.net.

Për këtë këngë, të cilës dyshja do t’ia shoqërojnë edhe klipin, ata kanë bashkëpunuar me Fifin dhe Elgit Dodën.

Kënga e fundit e Çiljetës ishte ‘Bubu’, të cilën e solli me Trim Jetullahun, edhe ky artist i ri sikurse Alores.

Ndërsa, për këto bashkëpunime këngëtarja ka thënë se i bën me qëllim që t’i shyjë përpara artistët e rinj. /Lajmi.net/