Ja kur do të prezantohet iPhone i ri

Një iPhone më i vogël, një iPad Pro prej 9.7 polësh dhe rripa të ri për Apple Watch.

Auto & Tek

14/03/2016 12:45

Janë këto risitë më të pritura të momentit përsa i përket kompanisë “Apple”, që mund t’i zbuloj në një event të planifikuar me 21 mars.

Një nga risitë më të kërkuara është ajo e iPhone-it me ekran 4 polësh, më i vogli nga modelet aktuale. Ky model do të quhet iPhone-se dhe jo 5SE apo 6C, transmeton noa.

Nuk bëhet fjalë për një telefon të “Apple” që kushton pak, sepse do të përfshijë një miks karakeristikash teknike që përmbajnë sot telefona si iPhone 6 dhe 6S.

Gjithashtu në këtë event, Apple do të zbulojnë dhe iPad Pro prej 9,7 polësh, me funksione dhe akserorë për një përdorim gjithmonë e më të avancuar dhe profesional.