Ja kur do të mund ta blini Nokia 3310 të ri

HMD ka konfirmuar datat e lansimit të telefonave të rinj të Nokias në Evropë.

Auto & Tek

21/03/2017 00:05

Telefonat e rinj, përfshirë Nokia 3310, do të dalin në treg nga mesi i muajit maj deri në fillim të qershorit.

3310 do të kushtojë në vende të ndryshme varësisht nga taksat që i vihen HMD-së.

Kompania po ashtu ka thënë se pret që Nokia të kthehet në top-treshe të gjigantëve të telefonave duke rivalizuar Apple-in, Samsungun dhe Huawein, raporton GSM Arena.