Ja kur do të fillojë numërimi i votave me kusht në Prishtinë e Prizren

Nesër do të fillojë numërimi i votave me kusht, me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta në Prishtinë dhe Prizren.

Lajme

25/11/2017 18:25

Kjo është bërë e ditur nga Komisioni Qendror Zgjedhor me një komunikatë për media.

Sipas njoftimit të KQZ-së numërimi i këtyre votave do të fillojë, pasi të rinumërohen disa vendvotime në Dragash dhe Rahovec.

“Pas përmbylljes së këtyre dy komunave do të fillojmë numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votat përmes postës nga zgjedhjet për kryetar të Prishtinës dhe Prizrenit”, ka sqaruar komunikata.

Sipas KQZ-së nesër me shumë gjasë mund të përfundojë i gjithë procesi.

Ky sqarim erdhi pasi në disa media u raportua se votat me kusht në dy qytetet më të mëdha të Kosovës do të numërohen të hënën.

Pra, nesër do të kuptohen edhe zyrtarisht kryetarët e Prishtinës dhe Prizrenit. /Lajmi.net/