Ja kur do të dalin rezultatet për skandalin e VW-së

Hetimi për naftë do të përfundoj javën e ardhshme, ndërsa prokurorët gjerman tërhiqen nga hetimi për ish drejtorin Martin Winterkorn.

Auto & Tek

02/10/2015 11:08

Anëtarët e bordit mbikëqyrës të Volkswagen njoftuan se hetimi në softwerin e instaluar në 11 milion automjete, do të zgjat disa muaj.

Megjithatë, bordi ka në plan për të informuar pronarët e automjeteve, për të bërë zgjidhje të mundshme teknike për makinat e prekura javën e ardhshme të paktën për makinat që janë në tregun gjerman.

Qeveria gjermane i ka dhënë afat deri me 7 tetor kompanisë Volkswagen për të njoftuar se si e kanë në plan për të korrigjuar software-in që është instaluar në makinat me naftë që përfshijnë të gjitha brendet Volkswagen, Audi, Skoda dhe Seat.

Kompania ka qenë duke punuar për një zgjidhje të mundshme, ekspertët pajtohen se gjendja mund të përfshijë një ndryshim në hardware dhe software shtesë dhe kjo mund të krijoj humbje në performancën e makinave.

Michael Horn shef i VW në SHBA tha,”Volkswagen është e angazhuar për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur”, në një mesazh për pronarët e VW.
Ne duam të sigurojmë klientët dhe pronarët e këtyre modeleve që automobilat e tyre janë të sigurt, dhe ne jemi duke punuar për të zhvilluar një ilaç që do të përmbushë pritjet e agjencive qeveritare.

Pronarët e këtyre automjeteve nuk duhet të marrin ndonjë veprim në këtë kohë. Pasi të kemi informacion në lidhje me një ilaç, konsumatorët do të njoftohen.