Ja kur do të dalë Nokia 8 me 6GB RAM

Varianti i telefonit Nokia 8 me 6GB RAM dhe 128GB hapësirë për ruajtje është vërejtur më herët në dokumentet e FCC.

Auto & Tek

23/09/2017 19:50

Tash sipas paralajmërimeve të reja, ky model është konfirmuar edhe nga ana e kompanisë HMD.

Raporti sugjeron se kompania ka konfirmuar se modeli i ri do të jetë i pranishëm në Evropë prej datës 20 tetor. Pajisja do të jetë e pranishme vetëm në ngjyrën Polished Blue.

Nokia 8 me 6GB/128GB do të kushtojë 669 euro, ose 90 euro më shtrenjtë se sa modeli 4GB/64GB.