Ja kur do prezantohet iPadi i ri

Apple do të prezantojë iPad-in e ri më 16 tetor dhe jo më 21 tetor, siç thuhej më parë. Re/code ka raportuar se gjatë konferencës që do të zhvillohet më 16 tetor, Apple do të prezantojë disa modele të reja të kompjuterëve Mac, së bashku me serinë e ardhshme të iPad-it.

Auto & Tek

06/10/2014 20:10

Kjo ngjarje vjen pas prezantimit të iPad Air dhe iPad Mini me ekran Retina më 22 tetor 2013, të cilët dolën në treg në fillim të muajit nëntor. Njëra nga pajisjet mund të jetë tableti iPad Air 2, pasardhësi i modelit aktual iPad, dhe tjetri do të jetë tableti iPad Pro me ekran 12.9 inç, transmeton indeksonline.

Faqja teknologjike Technews raporton se tableti iPad Pro mund të jetë më i madh, dhe më i shpejtë se modeli aktual. Do të ketë një ekran më të madh dhe një procesor më të shpejtë A8 se modelet aktuale, i njëjti çip që përfshihet në modelet më të fundit të iPhone-ve. Tableti iPad Air 2 do të ketë procesorin A8 dhe 2GB RAM.

iPad Pro do të dalë në treg nga muaji prill i vitit 2015. iPad-ët e rinj do të vijnë edhe në versionin gold, një ngjyrë që është pëlqyer shumë që nga krijimi i iPhone 5s. Këta tabletë do të jenë në dispozicion gjithashtu edhe në ngjyrë argjendi dhe gri.