Ja kur dhe ku mund ta shikoni filmin “Shok” në televizionet shqiptare (VIDEO)

Filmi "Shok" do të transmetohet në kanalin "T-HD" të Digitalb.

ShowBiz

24/02/2016 13:33

Filmin kosovar të nominuar për çmim Oscar do të mund ta ndiqni në natën kur do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Kanali “T-HD” do të shfaqë filmin më 28 shkurt në ora 21:15, ku mund ta ndiqni për herë të parë ekskluzivisht në një televizion shqiptar, përcjellë lajmi.net.

Edhe Radio Televizioni i Kosovës ka marrë të drejtat për të shfaqur filmin më datat 28 dhe 29 shkurt,  por ende nuk është caktuar termini i shfaqjes.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet të dielën pas mesnate, përkatësisht nga ora 2:00 e mëngjesit e datës 29 shkurt./lajmi.net