Ja kur dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Maqedoni

Federata e Basketbollit të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se të martën do të dalin në shitje biletat e takimit Kosovë – Maqedoni.

Sport

28/07/2017 22:46

Kjo ndeshje është e vlefshme për parakualifikimet për Botërorin “Kina 2019”.

“Biletat për ndeshjen e madhe për parakualifikimet për Kampionatin Botëror “Kina 2019” do të dalin në shitje të martën në lokacionet sheshi “Zahir Pajaziti”, përkatësisht tek amfiteatri dhe tek obelisku Neë Born”, shkruhet në njoftimin e FBK-së.

FBK-ja bën të ditur se çmimi i një bilete është 4 euro.

Ndeshja Kosovë – Maqedoni do të zhvillohet të mërkurën, 2 gusht, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve me fillim nga ora 20:15.