Ja ku zgjodhën të pushojnë Nysreti dhe Merita (Foto)

Këto ditë artistët tanë kanë zgjedhur vende të ndryshme për të pushuar, disa me familje e disa me shoqëri.

ShowBiz

23/06/2017 23:25

Edhe çifti, Nysret Muçiqi dhe Merita Spahiu vendosën të largohen pak nga aktivitetet e përditshme dhe të pushojnë, shkruan lajmi.net.

Në rrjetin social Instagram, Merita ka publikuar disa imazhe në të cilat tregoi se po pushon në Shkodër.

Pranë saj, ishte bashkëshorti i saj, Nysreti, të cilët po relaksoheshin në këto ditë vere.

Këngëtarët nuk janë shumë aktiv me projekte të reja, por ata janë shumë të kërkuar në mbrëmje muzikore dhe dasma. /Lajmi.net/