Ja ku u inspirua Ledri për “TTZ”

Këto ditë reperi Ledri Vula publikoi projektin e tij më të ri me titull "TTZ".

ShowBiz

20/10/2017 23:40

Kjo këngë e solli Ledrin më ndryshe prej herave të tjera, duke i përshtatur çdo gjë refrenit “Tona t’zezat”, shkruan lajmi.net.

Projekti po pritet mirë nga publiku dhe ka marrë mbi 1 milion klikime, duke pranuar komente pozitive.

Përmes rrjeteve sociale, Ledri ka treguar se ku u inspirua për këtë këngë, është pikërisht kënga me titull “Tana të Zezat” e cila u këndua nga grupi Ritmi i Rrugës më 1997, ajo tek e cila Ledri mori inspirimin për këtë këngë.

Kujtojmë që pjesë e grupit Ritmi i Rrugës ishte deputeti Memli Krasniqi, i cili atë kohë njihej për shumë hite në muzikë, ndërsa tani është fokusuar në politikë duke u tërhjekur tërësisht nga muzika. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player