Ja ku renditet Vjosa Osmani në listën e LDK-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani është renditur në fund të listës së koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Lajme

23/05/2017 14:13

Pavarësisht se Osmani në zgjedhjet e kaluari kishte marr rreth 39 mijë vota, LDK ka vendosur që këtë herë Osmani të jetë e 81-ta në listën e kandidatëve për deputetë.

Lajmi.net ua kujton se Vjosa Osmani ishte kundër koalicionit të LDK-së me PDK-në pas zgjedhjeve të vitit 2014. Ndërsa në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, ajo pati tentuar të dal kundërkandidate e Isa Mustafës për kryetare të LDK-së, megjithatë një gjë e tillë i ishte pamundësuar me arsyetimin e se ajo nuk e ka mbështetjen e mjaftueshme të delegatëve për të shpallur kandidaturën. /Lajmi.net/