Ja ku ndodhet pema më e lartë në botë

Hyperion është emri i një peme në pjesën veriore të Kalifornisë, që është 115 metra e lartë dhe që renditet si pema më e lartë në botë.

Fun

10/04/2018 10:49

Njerëzit që e ‘zbuluan’ atë, Chris Atkins dhe Michael Taylor, kur u afruan afër një mali në Kaliforni, panë një pemë më të lartë se çdo pemë tjetër që e kishin parë ndonjëherë.

Pema është 115 metra e lartë – që i bie më e lartë se Statuja e Lirisë. Të gjithë e duan këtë pemë dhe shkojnë për t’u ngjitur në të dhe për të bërë fotografi, transmeton lajmi.net

Hyperion ishte zbuluar më 25 gusht, 2006 dhe sipas matjeve, përmban rreth 530 m3 dru dhe mendohet se është 800 vjet i vjetër, transmeton lajmi.net.

Hulumtuesit thonë se një dëmtim që pema e ka pësuar në maje mund ta ketë parandaluar atë që të rritet ende. Më poshtë mund ta shihni se si duket kjo pemë. /Lajmi.net/
redwoodhyperion-515500d64203c37bc20064b3del_norte_03_custom-9e6aa8cb5fbf7128fe22bb22159933cea2d60f6b-s800-c85