Ja ku mund ta ndiqni meçin Krasniqi – Kashtanov

Robin Krasniqi vs Stanislav Kashtanov, sot është meçi kryesor në boshtin profesionist në Evropë dhe boksieri nga Juniku në këtë meç kërkon të fitojë titullin evropian EBU, që atij do të mundësonte të rikthehej në grupin e ngushtë të pretendentëve për titull bote.

Sport

02/06/2018 22:29

Meçi zhvillohet në Bad Toelz të Gjermanisë dhe do të transmetohet live nga mediat gjermane dhe ato të rajonit si një prej ngjarjeve kryesore.

Ky është meçi kryesor i mbrëmjes dhe do të transmetohet direkt në Sky Sports dhe në platformën kabllore “Kujtesa” në Kosovë pak para orës 23:00.

Humbja eventuale për Krasniqin do të thoshte shumë hapa prapa dhe në të ardhmen do ta ketë vështirë të ngrihet në renditje për ndonjë meç të rëndësishëm.

Boksieri nga Juniku, Haxhi Krasniqi ka 47 fitore nga 52 lufta.