Ja ku furnizohen me naftë autobusët e rinj të Shpendit (Foto)

Komuna e Prishtinës ia ka besuar kompanisë më të madhe të derivateve në vend, HIB Petrol, furnizimin me naftë të autobusëve të rinj.

Lajme

04/01/2017 19:19

Autobusët e rinj të Prishtinës, të cilët së shpejti pritet të jenë në dispozicionin të qytetarëve, janë parë sot duke u furnizuar me naftë në HIB Petrol.

Ndryshe, HIB Petrol është shpallur kompania kampione në kontributin për shtetin e Kosovës.

Kjo kompani gjatë vitit 2016 i ka paguar shtetit të Kosovës plot 63 milionë e 365 mijë euro TVSH, akcizë dhe doganë. /Lajmi.net/

iveco1 iveco2 iveco3 iveco4