Ja ku do të bëhen pagesat e faturave të mbeturinave në kryeqytet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka filluar të bëjë shpërndarjen e faturave për shërbimin e menaxhimit të mbeturinave.

Lajme

09/02/2018 15:34

Pagesa e këtyre faturave mund të bëhet në të gjitha pikat e Postës së Kosovës (pa provizion) prej datës 12 Shkurt 2018; në të gjitha bankat komerciale (edhe në formë elektronike përmes e-banking); si dhe në sportelet e Komunës së Prishtinës./Lajmi.net/