Ja kremi magjik që përgatitet në shtëpi për rrudhat rreth syve

Vjen një moshë ku çdo grua fillon të ndjehet keq edhe për rrudhën më të vogël rreth syve. Lëkura e një femre është e butë, delikate dhe pasqyrë e bukurisë së saj.

Lifestyle

06/12/2016 15:54

Derisa vitet kalojnë, lëkura fillon të humbasë elasticitetin e saj dhe rrudhat nisin të shfaqen.

Shumë prej femrave tyre nisin e përdorin produkte kozmetike me cilësi të lartë, për të luftuar plakjen e lëkurës, duke e hidratuar dhe ushqyer. Megjithatë, dritare.net, ju propozon një krem krejtësisht natyral dhe të lirë, për sytë, i cili siguron efekte të mrekullueshme!

Përbërësit e këtij kremi janë antialergjike, megjithatë sugjerohet që ato të provohen paraprakisht në një zonë të vogël, për të parë nëse keni reaksion.

Ato çfarë ju duhet janë:

2 kapsula vitaminë E

2 pika vaj esencial trumzë

1 lugë vaj kokosi

Në një tas, shtoni përbërësit dhe përziejini mirë. Pastaj, hidheni kremin e syve në një enë të përshtatshme dhe ruajeni në frigorifer.

Aplikojeni atë lehtë rreth syve, 2 orë para se të flini. Përdorni një copë higjienike për të fshirë tepricat.

Kjo eliksir i mrekullueshëm do të rivitalizojë lëkurën e hollë të qepallave, pastron sytë dhe ndihmon për të hequr grimin. Çfarë është më e rëndësishme, do ju ndihmojë të dukeni 5 vjet më e re, pasi do të largojë të gjitha rrudhat rreth syve!