Ja kërkesa e Shkëlzen Gashit

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë i cili luan për skuadrën e Baselit, Shkëlzen Gashi ka kërkuar që të startojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të cilën skuadra e tij e luan kundër Ludogoretsit.

Sport

03/11/2014 15:24

Shkëlzen Gashi ka kërkuar nga trajneri i Baselit, që ai të startojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Ludogoretsit.

Shkëlzeni është njëri ndër lojtarët kryesor të Baselit në ligën e Zvicrës, mirëpo ai ende nuk ka startuar në asnjë ndeshje për skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve.

“Dua të luaj në Ligën e Kampionëve, pasi nuk kam startuar ende asnjëherë në këtë garë dhe ndihem shumë i befasuar me këtë gjë”, ishin fjalët e Gashit.