Ja kë preferojnë tifozët e Liverpool në dyshen e mbrojtjes

Sezoni i kaluar ishte fantastik për skuadrën angleze. Ata u rikthyen në Top 4 në ligë dhe arritën finalën e Champions League. Defektet kryesore ishin në fazën defanzive dhe tek portjeri. Allison Becker duket se ka mbushur boshllëkun e portjerit dhe dyshimet e vetme tani janë në qendrën e mbrojtjës.

Sport

15/08/2018 16:19

Virgil Van-Dijk është pa dyshim një nga qendër mbrojtësit më të mirë në Premier League. Holandezi u transferua në Liverpool sezonin e kaluar nga Southampton dhe ka fituar një vend bazë në formacionin e Klopp. Dilema e vetme e trajnerit dhe tifozëve është se kush duhet ta shoqërojë holandezin.

Sezonin e kaluar ishte Lovren ai i cili u paraqit krahë holandezit. Lovren gjithashtu pati paraqitje të mirë edhe me kombëtarën kroate, me të cilën arriti në finalën e botërorit.

Ndeshjën e parë të  këtij sezoni në Premier League e startoi Joe Gomez dhe gjithçka shkoi mirë në fazën defanzive të Liverpool.

Opsione të tjera mbetën edhe Klavan dhe Joel Matip. Ky i fundi është rikthyer së fundi nga një lëndim.

Në një sondazh të tifozëve të Liverpool , këto ishin rezultatet:

Van Dijk – Lovren 46%

Van Dijk – Gomez 47%

Van Dijk – Matip 7%./Lajmi.net/